Jim Belushi mbetet mes “4 rrugëve” në Gjirokastër, i kërkon ndihmë publike Ramës (VIDEO)

Aktori i njohur me orgjinë me origjinë shqiptare, Jim Belushi prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri, teksa lajmin për ardhjen e tij në tokën e shqiponjave e ka bërë vetë të ditur aktori përmes një postimi në Instagram.

Jimi ka nisur një tur nëpër Shqipëri. Ditën e djeshme ndodhej në Korçë dhe më pas në Gjirokastër.

Por teksa ndodhej në Gjirokastër, aktori ka postuar një video ku me humor i kërkon kryeministrit ta ndihmojë të gjejë hotelin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jim Belushi (@jim_belushi)

“Edi, nuk mund ta gjej hotelin”, shkruan aktori krahas videos.

Aktori i madh me origjinë shqiptare, Jim Belushi ndodhet në Tiranë për të realizuar një dokumentar, që do të transmetohet së shpejti në median amerikane./albeu.com


Shtuar 25.10.2022 12:21