Fitore për Kosovën, sot asnjë viktimë nga COVID-19
Gjatë 24 orëve të fundit nga 592 mostra të marra rezultojnë 63 raste pozitive me koronavirus në Kosovë si dhe asnjë humbje jete.

Numri total i rasteve pozitive është 15.333 raste nga 64.230 persona të dyshimtë dhe 616 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 87 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.987 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.730.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Obiliq, Pejë dhe Rahovec.
Shtuar më 24/09/2020, ora 15:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori