Fitojnë betejën ndaj koronavirusit edhe tre persona në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se tre persona janë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

IKSHPK, duke u bazuar në rekomendimet e Organizatës Botërore të shëndetësisë, njofton se dy mosrat e marra nga tre pacientë me së paku një ditë distancëkohore kanë dalur negative.

Në bazë të të dhënave, IKSHPK ka bërë të ditur se numri i të shëruarve nga COVID-19 në Kosovë është 66 persona.

“Sot më 14 prill 2020, janë shëruar edhe tre (3) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej gjashtëdhjetë e gjashtë (66)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndërsa, numri i të infektuarve ka arritur në 387, prej të cilëve 8 pacientë kanë vdekur, të cilët kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

“Nga data 08 shkurt deri më 14 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.547 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej treqind e tetëdhjetë e shtatë (387) me 8 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Shtuar më 14/04/2020, ora 23:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori