Fitojnë betejën me koronavirusin edhe 6 pacientë në Kosovë, si paraqitet situata në QKUK
Gjashtë pacientë kanë fituar
betejën me koronavirusin në Klinikën Infektive, duke lënë spitalin e QKUK-së.
Në këtë klinikë sot janë të hospitalizuar gjithsej 62
raste, 50 prej tyre me COVID-19.
Sipas një njoftimi, 40
raste me COVID-19 janë në gjendje stabile, 9
raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe
përkujdesje intensive.
Kurse në mjekimin intensiv, ndodhet një pacient i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe
përkujdesje intensive.
Shtuar më 28/04/2020,
ora 09:37