Kisha përfshihet nga flakët, të paktën 41 viktima (FOTO LAJM)

Një kishë në Giza të Egjiptit është përfshirë nga flakët.

Sipas burimeve, të paktën 41 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarrit që përfshiu kishën.

Ministria e Shëndetësisë atje raporton se 45 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, ndërkohë që bilanci i viktimave mund të rritet më tej.

Burime nga policia egjiptiane bëjnë me dije se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një lidhje e shkurtër elektrike.

Në momentin e ngjarjes në Kishë mendohet të kenë qenë rreth 5000 besimtarë.