Fisi ofendon rëndë gazetarin e Express-it
Pëlqej
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili nuk ndalet së përdoruri një fjalor denigrues kundër çdo zyrtari apo personi që mban një post në shoqëri.

Ai, së fundmi ka ofenduar gazetarin e "Express-it", Visar Duriçin, duke e cilësuar "kuçkë", një fjalë krejt e papërshtatshme për një deputet.

Ky reagim ka ardhur, pasi gazetari Duriçi ka shkruar një status në profilin e tij, "Duajeni tënden - A jeni lodh?".

Si duket, Fisit nuk i ka ardhur mirë nga ky status dhe e ka ofenduar gazetarin.

"Nah, hera e parë po të shoh në cilësinë e kuçkës. Deri sot e ke mshefë. Sot e kuptova saktë kush qenka shpifësi kujdestar në pufin tuej”, ka shkruar Fisnik Ismaili. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori