Fisi mbron flamurin e ISIS
Pëlqej
Rinia e Partisë Demokratike e Kosovës, në kuadër të një ndërgjegjësimi global, e ka djegur flamurin e ISIS-it.

Mirëpo, lidhur me këtë gjest ka reaguar deputeti i Lëvizjes vetëvendosje, Fisnik Ismaili.

“Me djeg' libra edhe flamuj nuk është trimni, madje, unë e shoh si gjest qyqanash, në mungesë të forces me u përballë me problemin e vërtetë. Edhe s'e kam fjalën veç për rastin e sotëm të fmijaqave, por edhe kur i shoh disa tifoze qe sillen si rebele, si tanët, si të shteteve fqinje, ca intelektualë të rremë që tuten prej librave, e të ngjashëm", ka shkruar Ismaili.

Fisnk Ismaili thotë se këto gjeste janë një hiç, pasi Kosova ka probleme të brendshme shumë, sesa të mirret me probleme të botës. /albeu.com/


Shtuar më 09/09/2014, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori