Pas Instagram dhe Facebook, Andrew Tate “dënohet” edhe nga Youtube

Influencuesi Andrew Tate do t’i ndalohet publikimi i videove në YouTube. Kjo është marrë për shkak të shkeljeve të rregullave dhe gjuhës së urrejtjes që ai ka përdorur në rrjetet sociale.

Ndalimi vjen disa ditë pasi ish-kikboksieri, i cilësuar si “kërcënim për të rinjtë”, iu ndalua përdorimi i Facebook dhe Instagram për shkelje të politikave rreth individëve të rrezikshëm.

Tate u bë i famshëm kur u shfaq në Big Brother në 2016 por më vonë u largua nga programi pasi një video u shfaq në internet që tregonte atë duke sulmuar një grua me rrip. Ai pretendoi se klipi ishte montuar, raporton Skynews.

Por ai u përfshi në polemika të mëtejshme pasi bëri një sërë komentesh fyese për gratë, duke përfshirë sugjerimin që gratë “mbajnë njëfarë përgjegjësie” për sulmet, gjë që rezultoi në një ndalim në Twitter .

Kanalet e lidhura me të u hoqën nga YouTube për shkak të “shkeljeve të shumta” të udhëzimeve të komunitetit dhe kushteve të shërbimit, duke përfshirë politikën e gjuhës së urrejtjes, tha një zëdhënës në një deklaratë të dhënë për Bloomberg.


Shtuar 24.08.2022 14:20