Firou mbështet kërkesat e Thaçit
Ambasadori francez në Kosovë, Jean Francoise Fitou ka mbështetur kërkesat e kryeministrit që BE-ja të jetë më e koncentruar në Kosovë. Gjatë ceremonisë zyrtare të dorëzimit të Diplomave të Studimit të gjuhës frënge në shkollën e mesme ”Sami Frashëri” në Prishtinë ai u shpreh se askush nuk duhet të ketë bindje se dyert e BE-së po mbyllen për Kosovën.


“Thaçi ka të drejtë në kërkesat e tij, sepse BE-ja duhet të jetë e koncentruar në Kosovën dhe të punojë me Kosovën, në mënyrë që të ecim në një ardhmëri më të sigurt”, tha Fitou. /albeu.com/

Shtuar më 12/05/2012, ora 16:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori