Finlanda pro heqjes së vizave për kosovarët
Finlanda shpreh qendrimin e saj pro heqjes sa më parë të vizave për qytetarët e Kosovës. Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skender Hyseni, gjatë takimit të sotshëm me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë, Anne Meskanen, ku kërkoi mbështetje për procesin integrues të Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë dhe për projektet e përbashkëta ndërmjet dy vendeve.
Me këtë rast, ministri Hyseni e siguroi Meskanen për angazhimin e MPB-së në përmbushjen e obligimeve të nevojshme për të avancuar edhe më tej bashkëpunimin në mes të Kosovës me Finlandën.

Ministri Hyseni e falënderoi Meskanen për mbështetjen e vazhdueshme që Finlanda ka dhënë për Kosovën dhe e njoftoi atë me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke u fokusuar në çështjet e sundimit të ligjit dhe sigurisë në territorin e Republikës së Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2015, ora 13:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori