Filozofi gjerman: Gabim që njohëm Kosovën
Pëlqej
Një ndër filozofët më të mëdhenj sot në botë, Jurgen Habermas ka folur rreth çështjeve që kanë rëndësi të madhe, në kohën e internetit dhe të politikës moderne.

Në një intervistë dhënë gazetës italiane "Republica", Habermas ka sqaruar një sërë çështjesh që mundojnë botën.

Ndër të tjera ai foli edhe për ish-Jugosllavinë dhe për Kosovën, duke thënë se është bërë gabim nga ana e politikanëve gjermanë që u njoh Kosova si shtet i pavarur.

“Kur Genscher njohu Kroacinë si një shtet të ri sovran, duke kontribuuar në shpërbërjen e Jugosllavisë së vjetër, ai hapi portën për masakrat më të mëdha të ndodhura në Europë pas Luftës së Dytë. I njëjti gabim u përsërit në Kosovë. Bëhet fjalë për hijen e gjatë që nacionalizmi i ‘800-ës ka lëshuar mbi shekullin e 20-të", sqaroi filozofi gjerman. /albeu.com/

Shtuar më 14/08/2014, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori