Fillon seanca ndaj Limajt, akuzohet për krime lufte
Në Gjykatën Themelore në Gjakovë është duke u mbajtur seanca gjyqësore ndaj zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj.

Në këtë seancë për të cilën Limaj akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile pritet të dëshmojë deputeti i LVV-së Rexhep Selimi, raporton KTV.

Në aktakuzën e ngritur ndaj Limajt prokuroria pretendon se ai kishte përgjegjësi komanduese, kur në territorin e tij u vranë civilët Ramiz Hoxha e Selman Binishi, më 2 tetor 1998 ndërsa autorët nuk dihen.
Shtuar më 15/01/2018, ora 11:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori