Dështon zgjedhja e Arsim Bajramit
Pëlqej
UPDATE - Arsim Bajrami, i propozuar nga PDK-ja për kryetar Kuvendi ka dështuar ta marrë këtë post.

Bajrami ka marrë 44 vota pro dhe 61 kundër.

Drejtuesja e seancës, Flora Brovina pas votimit e ndërpreu seancën dhe tha se do ti thërrasë me shkrim deputetët për seancën e rradhës.

10:10 Ka nisur zyrtarisht seanca e dytë konstetuive e Kuvendit të Kosovës që pas zgjedhjeve të fundit.

Deputetët kanë filluar të hyjnë në sallë.

Në rendin e ditës ka vetëm një pikë dhe kjo pikë është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve.

Nuk dihet sesi do të rrjedhin ngjarjet, pasi PDK-ja thotë se do ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit pasi ka të drejtën e Gjykatës Kushtetues, ndërsa blloku VLAN nga ana e tij pretendon se e ka ai të drejtën, për shkak se ka shumicën e deputetëve në Kuvend. /albeu.com/

Shtuar më 18/09/2014, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori