Fillon procesi i zgjedhjeve të brendshme në VV
Lëvizja Vetëvendosje ka filluar procesin e zgjedhjevebrendshme për kryetar e kryesinë e saj. Përmes një komunikatë për shtyp, VV njofton fillimin e këtij procesi, pas marrjes së vendimit nga Këshilli i Përgjithshëm, ndërsa të gjithë të interesuar ftohen për të kandiduar.

'Në mbledhjen e fundit, në përputhje me përfundimin e mandateve statutore dhe me Rregulloren e zgjedhjevebrendshme, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje mori vendimin që të nisë procesi i zgjedhjevebrendshme për kryetar dhe për Kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje në nivelin e përgjithshëm.

Aktivistët e interesuar për të kandiduar për pozicionin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës deri ditën e mërkurë, data 21 janar 2015, ora 12:00, pranë Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje në Sekretariatin e Përgjithshëm të Lëvizjes, ku mund të marrin edhe shpjegime të mëtejshme lidhur me këtë proces.

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje anembanë Republikës së Kosovës si dhe në diasporë, do të kenë mundësinë që të votojnë për pozicionin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje sipas parimit një anëtar - një votë", thuhet në komunikatën e VV. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori