Fillon njohja e diplomave nga Serbia
Sot fillon zbatimi i marrëveshjes për njohjen e diplomave universitarearritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

BE-ja ka rekrutuar një palë të tretë, përkatësisht “Stichting SPARK”, për ta kryer verifikimin në terren të diplomave universitare. Pasi të jetë verifikuar rregullsia e diplomave të lëshuara, diploma do t’i përcillet Shoqatës së Universiteteve Evropiane, ku një komision i përbërë nga ekspertë akademikë do ta bëjë çertifikimin për pajtueshmëri me praktikat e mira evropiane të vendosura në kuadër të procesit të Bolonjës, kanë njoftuar përmes një komunikate zyra ndërlidhëse eBE-së.

” BE po i përkrahë financiarisht këto aktivitete përmes Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA2010). “Fillimi i zbatimit të marrëveshjes për njohjen e diplomave universitarearritur gjatë dialogut ka rëndësi të madhe për të gjithë ata që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e tyre ose të punësohen. Kjo marrëveshje do të hapë mundësi të reja kryesisht për të rinjtë dhe përbën një hap tjetër drejt përafrimit të këtij rajoni me pjesën tjetër të Evropës” ka deklaruar lehtësuesi i BE-së, Robert Kuper.

Marrëveshja e arritur në bisedimet e lehtësuara nga BE-ja të mbajtura më 21-22 nëntor 2011 ka përcaktuar që diplomat që i lëshojnë universitetet e të dyja palëve do të çertifikohen nga Shoqata e Universiteteve Evropiane për qëllime të përdorimit nga pala tjetër për shkollim të mëtejmë dhe/ose punësim në administratën publike. Për të aplikuar për çertifikim do të duhet të përmbushen disa kushte, siç janë dorëzimi i një diplome, planprogramit studimor dhe çertifikatës/transkriptit të notave të përkthyera në anglisht nga përkthyes i çertifikuar. Për të lehtësuar aplikimin dhe/ose ndihmuar aplikuesit, SPARK ka hapur një zyrë për “Pranimin e Diplomave Universitare” në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Shtuar më 24/02/2012, ora 14:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori