Fillojnë linjat ajrore nga Prishtina për Helsinki dhe Goteburg
Me një ceremoni inaguruese të mbajtur në terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari", është përuruar fluturimi i parë Helsinki-Prishtinë-Helsinki i kompanisë ajrore "Norëegian Air".

Kjo kompani do të ofrojë shërbime ajrore përgjatë sezonës së lartë verore për në kryeqytetin finlandez, të famshëm për bukuritë natyrore dhe monumentet arkitekturale. Ndërkaq, që nga sot listës së destinacioneve të shërbyera nga ANP "Adem Jashari" do t’i shtohet edhe qyteti i bukur i Goteburgut.

Linja Goteburg-Prishtinë-Goteburg do të shërbehet po ashtu nga "Norwegian Air" dhe do të operohet me frekuencë prej një herë në javë gjatë gjithë sezonës së lartë verore.

Fluturimet janë planifikuar të realizohen me aeroplanë të tipit Boeing 737-800, me kapacitet prej 186 ulësesh.

Kompania ajrore "Norwegian Air" fluturon në më shumë se 140 destinacione në botë dhe është e pranishme në Prishtinë për shumë vite me shërbime ajrore në disa destinacione. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2017, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori