Fillojnë festimet e zyrtarëve të AAK-së për fitoren në Istog
Istogu
Në Qendrën për Numërim dhe Regjistrim po numërohen votat me kusht, votat përmes postës dhe votat e personave me nevoja të veçanta. Gani Dreshaj ka përmbysur rezultatin duke i dalë Haki Rugovës me mbi 700 vota para.
Sipas të dhënave të QNR’së, LDK po humb bastionin e saj të përhershëm. Istogun po e fiton Gani Dreshaj i AAK’së, pas numërimit të votave me postë. Istog njëherit bëhet komuna e tetë që e fiton AAK’ja.

Për këtë, zyrtaret e AAK’së po festojnë. Një ndër ta edhe Meliza Haradinaj e cila e ka uruar Dreshajn.

“Faleminderit Istog! Urime Gani Dreshaj! Fitore e merituar AAK!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Nga votat e numeruara, 1394 kanë shkuar per Dreshajn, ndersa 60 për Rugoven. Duke u bazuar në numrin total të votave me kusht dhe votave përmes postes, kandidati i AAK'së do të jetë kryetari i ri edhe nese e gjithe pjesa tjetër do t'i takojë Rugoves se LDK'së.
Shtuar më 23/11/2017, ora 16:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori