Takimi në mes të Kosovës dhe Serbisë ka filluar në Bruksel në orën 10 të ditës së sotme. Burime të “Zërit” nga Brukseli bëjnë të ditur se ky takim do të vazhdojë gjatë tërë ditës së mërkurë, ku pritet të diskutohet tema e IBM-it (menaxhimi i integruar i kufijve).
Ndryshe, për
shkak të vonesës së palës kosovare,
takimi, që ishte paraparë të mbahej ditën e martë, më 21 shkurt, është shtyrë për sot.
Shtuar më 22/02/2012,
ora 11:23