Fetih: Kosova drejt rrugës së BE-së
Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë Pieter Feith, ka deklaruar se Kosova po ecën më rrugën drejt Bashkimit Europian. Në një intervistë dhënë SETimes, Feith duke komentuar gjendjen e tanishme në Kosovë, ka thënë se e gjithë BE-ja është e përkushtuar fuqishëm që Kosova ta ketë shansin e vetë evropian.

Kosova po bën përparim në procesin e integrimit të saj në BE, për të mbushur kriteret e liberalizimit të vizave, rregullimit të marrëveshjeve tregtare dhe pjesëmarrjes në Dialogun e Stabilizim-Asociimi dhe ky është ndonjëherë një proces i dhimbshëm reformash dhe ndryshimi, por me përfitime në afatin e gjatë. Mendoj se ky është një angazhim shumë aktiv dhe jo izolim”, u shpreh Feith.

“Miratimi i buxhetit, procesi i decentralizimit, dialogu me Beogradin dhe zhvillimi ekonomik janë sfida për qeverinë e re”, theksoi Feith.

Kosova ka nevojë për udhëheqje të përkushtuar që të kryesojë sipas shembullit”, ka thënë ai.

Dialogu është një mundësi si për Prishtinën, ashtu edhe për Beogradin që të zgjidhin disa çështje praktike me interes të ndërsjellë. Të dy do të përfitojnë nga një dialog i dobishëm përsa i takon shansit evropian”, ka përfunduar Feith. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2011, ora 14:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori