Festat e komunitetit ortodoks, Vuçiç në Kosovë deri më 14 janar
Festat e fillimvitit të komunitetit ortodoks, kanë bërë që kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç të qëndrojë në Kosovë nga sot deri më 14 Janar. Por për çdo vizitë në Kosovë qeveria serbe duhet të marrë leje nga qeveria e Kosovës, nëpërjet zyrave ndëlidhëse.

Këtë e ka sqaruar ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, duke theksuar se “Qeveria serbe tani duhet të marr leje për çdo vizitë nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet zyrave ndërlidhëse. Vizitat e fundit kanë të bëjnë me festat e fillim-vitit të komunitetit ortodoks”.

Sipas mediave, pala serbe i ka dërguar letërn qeverisë së Kosovës për njoftimin e vizitës së kryeministrit Vuçiç, si dhe për detajet e kësaj vizite.

“Me mirësi kërkojmë ndihmën tuaj në përcjelljen e policisë për Ekipin Përgatitor të Aleksandar Vucic, Kryeministrit të Republikës së Serbisë. Vizita për në Kosovë është planifikuar për ditën e hënë, të martë e të mërkurë, pra prej 12 deri më 14 janar 2015. Ju njoftojmë se Ekipi Përgatitor do të mbërrijë në vendkalimin administrative të Konçulit të hënën (12 janar), në orën 12:00. Gjithashtu ju njoftojmë se do të informoheni më pas për detajet e tjera lidhur me aranzhimet e udhëtimit për të hënën, të martën dhe të mërkurën”, thuhet në letër. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2015, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori