Festa nesër, urimi sot
Pavarësisht se Kosova dhe Shqipëria festojnë të ndara festën e kurban bajramit, myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ua ka uruar të gjithë besimtarëve mysliman festën e "Kurban Bajramit", duke bërë thirrje për paqe, mëshirë, tolerancë e solidaritet në mes njerëzve.

“Të nderuar vëllezër e motra. Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, organeve dhe institucioneve të saj dhe në emrin tim personal t`ju uroj festën e Kurban Bajramit, e cila vjen si rezultat i kryerjes së Haxhit dhe prerjes së Kurbanit, dy obligime themelore në Islam, të cilat kryhen në kohë të caktuar dhe në mënyrë të caktuar, me të cilat shfaqet mëshira e Allahut për besimtarët. Haxhi dhe kurbani determinojnë secila në mënyrën e vetë vlerat më fisnike e më madhore për individin dhe shoqërinë", ka thënë, ndër të tjera, Myftiu Tërnava në urimin e tij.

Myftiu Tërnava po ashtu ka përgëzuar edhe për 100-vjetorin e shtetësisë së Shqipërisë. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2012, ora 13:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori