Feridi mbeti pa gjë!
Riformatimi i qeverisë duket se ka krijuar një situatë jo fort të qetë në rradhët e qeveritarëve kosovarë. Kështu nga ky riformatim kanë pritur edhe zyrtarë të tjerë që të përfitojnë, por mesa duket nuk do të ketë benefite të tjera përpos asaj që Behgjet Pacolli ka kërkuar.

Muaj të tërë iu deshën Behgjet Pacollit që ta bind Shefin e Qeverisë, Hashim Thaçin, për t’ia dhënë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Madje, Kryetari i AKR’së e kërcënoi disa herë publikisht me largim nga Qeveria.

Por, nga marrëveshja që arriti me Thaçin, Pacolli nuk nxori poste edhe për partnerët e tij të vegjël më të cilët kishte garuar në zgjedhjet e fundit parlamentare. Kështu, kërkesa e Partisë së Drejtësisë për të pasur dy poste zëvendësministrash, duket se as që është shtruar për diskutim në takimet Thaçi-Pacolli.

Në një bisedë për Gazetën Express, Kryetari i PD’së, njëherësh Ministër i Shëndetësë, Ferid Agani, thotë se ende është në pritje për kërkesën e tij drejtuar Behgjet Pacollit.

“Jo për momentin jo. Kemi premtime gojore dhe kemi biseduar natyrisht edhe me Liderin e Koalicionit që në Qeveri përfaqëson edhe interesat e PD’së që kërkesa të realizohet plotësisht”, tha të dielën Agani.

“Kërkesa është parashtruar me shkrim dhe bëhet fjala për këshilltarin tim politik, Abdullah Klinaku për postin e Zëvendësministrit në Ministrinë e Diasporës dhe akademikun Feti Mehdiun për postin e Zëvendësministrit të Ministrisë së Kulturës”. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2013, ora 16:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori