Ferid Agani shpallet i pafajshëm
Pëlqej
Ish ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani i cili akuzohet për çështjen "Stenta", është shpallur i pafajshëm.

"Në asnjë mënyrë nuk ndjehem fajtor", ka ish ministri para trupit gjykues.

Agani akuzohet për shpërdorim të detyrës zyrtare gjatë lëshimit të lejeve për trajtimin e pacientëve jashtë vendit në periudhën 2011-2015.

Edhe të akuzuarit tjerë në Rastin "Stenta" kanë dëshmuar se janë të pafajshëm, përcjell "Kallxo.com"

Ferid Agani, i cili është njëherësh edhe kryetar i Partisë së Drejtësisë, në zgjedhjet e 11 qershorit ka hyrë në koalicion me PDK-AAK e Nismën dhe disa subjekte tjera më të vogla. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017, ora 13:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori