Ferati: Ura mbi Ibër do të hapet
Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Sadri Ferati, ka vlerësuar se integrimi i veriut do të jetë proces i pashmangshëm.

Gjatë një interviste të dhënë për "Epoka e re", Ferati ka thënë se nuk ka asnjë dilemë se do të shtrihet autoriteti i Prishtinës në çdo pjesë të Republikës së Kosovës. Ndër të tjera ai theksoi se
ura mbi lumin Ibër do të hapet.

Sipas tij, kjo çështje deri më tani është mbajtur në tensione për efekte mediale nga serbët për ta krijuar përshtypjen se gjendja nuk është normale.

Ferati ka folur edhe për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Gjithashtu ka theksuar se nëse ky asociacion formohet sipas Kushtetutës dhe ligjeve, nuk e rrezikon shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe s’ka vend për shqetësim. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2016, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori