Edi Rama: Nëse duan qytetarët do të legalizojmë edhe kanabisin për përdorim vetjak

Kryeministri Edi Rama u shpreh sonte se është i gatshëm që të legalizojë kanabisin edhe për përdorim vetjak.

I vetmi konfirmim që kjo të ndodh, sipas Ramës është dëshira e popullit.

Kreu i qeverisë shtoi se  në këshillimin tjetër kombëtar, do të përfshijnë në mesin e pyetjeve, edhe atë për përdorimin personal të kanabisit.

“Vitin tjetër do shtrojmë pyetjen, a doni të keni përdorimin vetja, në atë gramaturën e vogël. Unë skam opinion. Tani, jemi shumë të qartë, nëse do të thonë shqiptarët që përdorimi personal të lejohet, na vjen keq për të gjallët që kanë vdekur, por do e bëjmë”, tha Rama.

Kujtojmë se qytetarët janë shprehur pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe deri më tani Rama është shprehur se nisma do të bëhet realitet.