Feith: Ekonomia po dëmtohet nga korrupsioni
Përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare Piter Feith, ka thënë se korrupsioni po dëmton ekonominë e Kosovës. Në një intervistë për "Irish Times" ai shprehet se kjo nuk është unike për Kosovën, kjo mund të shihet gjithandej në Ballkan dhe më gjerë në rajon.

Ekonomia nuk mund të zhvillohet, sepse nuk do të ketë investime direkte. Nëse një vend ka reputacion të keq, nuk do të ketë investime”, ka thënë Feith, raporton Rel.


Sipas tij ekziston problemi për normat dhe vlerat për të cilat njerëzit e Kosovës ndjehen të lidhur. Kjo vjen nga vitet e shtypjes, vitet e diskriminimit dhe vitet e dhunës që kanë përjetuar në të kaluarën kosovarët.

"Njerëzit nuk janë mësuar që të pranojnë se duhet të ketë sundim të ligjit dhe se rregulloret, ligjet duhet të respektohen, sepse përndryshe nuk mund të funksionojë si duhet shoqëria”, është cituar të ketë thënë Feith. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2012, ora 10:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori