Feith dhe Dë Marnak: Mbështetje grave të Kosovës
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, përfaqësuesit e pranisë ndërkombëtare në Kosovë bënë thirrje për pjesëmarrje më të madhe të grave në të gjitha sferat e jetës publike në Kosovë, duke theksuar se një shoqëri është më e fortë nëse gratë dhe burrat kanë vërtet mundësi të barabarta për të kontribuar.

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Piter Feith, me këtë rast tha se "gratë janë duke luajtur rol me rëndësi në të gjithë sektorët e shoqërisë kosovare, në politikë, biznes, media, shoqëri civile, si dhe në jetën familjare".

Por ai bëri thirrje për më shumë përpjekje që kjo të pasqyrohet në një pjesëmarrje më të madhe të grave në pozita udhëheqëse, qoftë në politikë ose në ekonomi.

Ai thekson se EULEX i zotohet se do të luftojë çfarëdo diskriminimi gjinor, sidomos "mbrojtjen e barabartë sipas ligjeve dhe qasja e barabartë në drejtësi duhet të garantohen për të gjitha gratë dhe burrat në Kosovë".

"Në këtë ditë të rëndësishme, dëshiroj të shpreh mbështetjen time të vazhdueshme ndaj grave të Kosovës", shprehet Marnak, duke shtuar se "qasja e barabartë në drejtësi është e rëndësishme për gratë".
Shtuar më 08/03/2011, ora 12:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori