Feith: BE, partneri më i ngushtë i Kosovës
Pëlqej
Që nga viti 2008, BE-ja është bërë një nga partnerët më të ngushtë të Kosovës, duke pasqyruar rëndësinë e perspektivës evropiane të saj", ka thënë përfaqësuesi Special i BE-së, Pieter Feith, gjatë një vizitë në Berlin.

“Kosova, në mënyrë aktive, po krijon lidhje me fqinjët e saj dhe me partnerët e saj në rajon. Ka sfida të rëndësishme sa i përket bashkëpunimit rajonal të Kosovës, përfshirë dallimet rreth statusit të saj, mirëpo BE-ja ka qenë në gjendje të ushtrojë pjesën e saj duke gjetur zgjidhje të pranueshme për secilën palë", ka shtuar Feith.

Ai ka thënë se “pranimi për të zhvilluar dialogun e ardhshëm midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe roli lehtësues i BE-së, do të duhej të ishin jehonë për një erë të re të bashkëpunimit rajonal".

"Udhëheqësit në Beograd dhe në Prishtinë tani kanë mundësinë të bëjnë ndryshime të vërteta në jetët e njerëzve dhe nuk mund ta huqin këtë rast po që se janë të përkushtuara për integrim në BE”, ka thënë Feith.
Shtuar më 23/11/2010, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori