Federata e Çiklizmit e shqetësuar për aksidentin e çiklistëve
Federata e Çiklizmit të Kosovës nëpërmjet një njoftimi për mediat, ka shprehur shqetësimin për numrin e aksidenteve në rrugë, të ndodhura në kohët e fundit, ku si çështjë kryesore kanë qenë edhe çiklistët.

Së fundmi, pasditen e djeshme të 15 qershor, në ora 19:20, dy nga sportistët e klubit të çiklizmit "AS Prishtina", Përparim Ibrahimi dhe Lorik Shabani janë aksidentuar në aksin rrugor Prishtinë – Llukar.

"Prej këtij aksidenti çiklisti, Përparim Ibrahimi është lënduar më rëndë me 41 qepje, dëmtim në qafë, në boshtin kurrizor dhe këmbë, ndërsa Loriku i lënduar kryesisht në fytyrë.

Ne si Federatë, kërkojmë nga organet kompetente që të merren me këtë rast dhe me raste të tjera që sportistët tanë të ndihen më të sigurt në trafik.

Gjithashtu, kërkojmë nga Mediat që rasteve e tilla t’ju jepet hapësirë për më shumë informim", shkruhet në njoftim.
Shtuar më 17/06/2017, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori