Gjermania hap kufijtë për vendet e Evropës, por kur mund të udhëtojnë shqiptarët

Gjermania ka vendosur të rihapë kufijtë për qytetarët e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, Britanisë së Madhe, Islandës, Norvegjisë, Lihtenshtajnit dhe Zvicrës në datë 15 qershor.

Ky vendim, ndryshon për vendet jo anëtare për të cilat është vendosur data 31 gusht.

Ministri i Jashtëm Heiko Maas tha se Gjermania nuk ka akoma sisteme me pjesën tjetër të botës për të vlerësuar dhe koordinuar udhëtimin pa sjellë rreziqe potencialisht të pallogaritshme.

“Ne nuk mund dhe nuk do të rrezikojmë që gjermanët të bllokohen përsëri në të gjithë botën gjatë kësaj vere, apo që pushuesit që kthehen në Gjermani të jenë të infektuar”, tha ai.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Serbia, etj nuk do të mund të udhëtojnë për në Gjermani deri në fund të gushtit. Por, megjithatë vendimi zyrtar pritet që sot të konfirmohet nga ana e Qeverisë Gjermane.


Shtuar 10.06.2020 12:33