Fatos Berisha drejtor i Teatrit Kombëtar të Kosovës
Këshilli Drejtues i Teatrit KombëtarKosovës ka njoftuar se pas një procesi të gjatë vlerësimi, dhe testimit me shkrim dhe intervistës me gojë në mbledhjen e datës 21 qershor 2019, ka zgjedhur Fatos Berishën, si Drejtor të ri artistik.

Ai do ta udhëheq mbarëvajtjen e punëve artistike dhe kreative në Teatrin KombëtarKosovës për katër vitet e ardhshme.

Kandidati Fatos Berisha i ka plotësuar të gjitha kriteret juridike dhe profesionale për ta ushtruar detyrën e Drejtorit artistikTeatrit KombëtarKosovës. Ai ka dhënë dëshmi bindëse se mund ta drejtojë në planin artistik institucionin më të madh teatror në vendin tonë.

Të gjithë kandidatët për rezultatet e poentimit të tyre do të informohen përmes administrates, thuhet në njoftimin e këshillit drejtues të teatrit kombëtarKosovës.
Shtuar më 21/06/2019, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori