Basha: Frika e pak njerëzve nuk mund ta pengojë aspiratën për ndryshim rrënjësor (VIDEO)

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka ndarë në Facebook një video nga fjala e tij në Kuvend, ku deklaroi se frika e pak njerëzve nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për ndryshim rrënjësor

“Por frika e pak njerëzve që kanë shpërdoruar dhe shpërdorojnë besimin e qytetarëve nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, për një ndryshim rrënjësor, që e ndan politikën nga krimi dhe e pengon shndërrimin e kësaj salle në një strehë për të korruptuarit dhe përfaqësuesit e krimit.

Në këtë sallë nuk mund të ketë vend për ta dhe jam i bindur që mungesa e tyre nuk do të trishtojë askënd!

Sepse shqiptarëve ju mungojnë fëmijët e tyre që janë larguar dhe largohen nga vendi për shkak të politikanëve të korruptuar. Jo politikanët e korruptuar që do të largohen nga politika dhe që e kanë bërë Shqipërinë të pajetueshme për shqiptarët dhe fëmijët e tyre.

Ju falemnderit!”, tha Basha./albeu.com

 


Shtuar 26.10.2021 11:26