Fatmir Sejdiu "tradhëton" LDK-në?
Hashim Thaçi po bën plane dinake për të mbetur akoma në pushtet.

Sipas disa informacioneve, Thaçi i ka premtuar postin e kryeministrit Fatmir Sejdiut, vetëm e vetëm që të mbetet në pushtet.

“Hashim Thaçi dhe Fatmir Sejdiu janë takuar këto ditë dhe Thaçi ia ka ofruar atij postin e Kryeministrit. Plani është që Sejdiu të marrë me vete edhe 7-8 deputetë të LDK’së, menjëherë pas certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ’së”, ka thënë një burim për Express.

Kjo gazetë thotë se zyrtarët e lartë të LDK-së e kanë konsideruar këtë akt të Sejdiut si një tradhëti të tij ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2014, ora 16:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori