Fatmir Sejdiu nuk tërhiqet nga kandidatura
Pëlqej
Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka mohuar spekulimet e mediave se ai do të largohet nga kandidatura për kryetar të LDK-së. Pas takimit që pati me anëtarët e kryesisë së LDK-së, ai tha se vazhdon të mbetet pas qëndrimeve të deklaruara më herët se do të vazhdojë ta respektojë statutin e partisë në lidhje me kandidaturat.

I pyetur nëse ka ndërmend të tërhiqet nga gara për t’i lënë vend kandidimit të Isa Mustafës , Sejdiu tha se kjo gjë do të bëhet publike shumë shpejt.

Ish-presidenti i vendit, po ashtu është takuar edhe me kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa, mirëpo nuk janë dhënë detaje rreth këtij takimi.

LDK-ja këtë të diel do të mbajë Kuvendin e Shtatë Zgjedhor të partisë, ku do të zgjidhen organet e reja drejtuese, përshirë edhe kryetarin e partisë. Kreu aktual i partisë, Fatmir Sejdiu, ka thënë se do të jetë kandidat për të parin e LDK-së, ndërsa Isa Mustafa e mban pezull qëndrimin e tij lidhur me kandidimin.
Shtuar më 04/11/2010, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori