Fatmir Sejdiu lë Kosovën, shkon në Amerikë
Pëlqej
Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-lideri i Lidhjes Demokratike (LDK), Fatmir Sejdiu këto ditë ka lënë Kosovën dhe ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burime të afërta me familjen e Sejdiut – siç raporton portali Koha, thonë se ai ka shkuar për pushime në SHBA, pas gjithë shqetësimeve që përjetoi në kohët e fundit në skenën politike kosovare.

Ndërkohë, burime të tjera theksojnë se Sejdiu ka shkuar për të qëndruar më gjatë në Amerikë, e mbase për jetuar atje përgjithmonë. Ai këtë mundësi e ka, pasi që ka edhe shtetësi amerikane me tërë familjen e ngushtë.

Sejdiu në Amerikë ka shumë vite që ka edhe dy vëllezërit dhe motrën e tij, bashkë me familjet e tyre, të cilët ka kohë që gëzojnë statusin e shtetasve amerikanë.

Me Fatmirin në SHBA ka udhëtuar edhe bashkëshortja e tij.
Shtuar më 23/11/2010, ora 19:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori