Fatmir Limaj sot jep llogari për krime lufte
Pëlqej
Fatmir Limaj sot do të daloë përpara Gjykatës së Apelit lidhur me rastin Kleçka.

Ai së bashku me disa persona të tjerë akuzohen për krime lufte.

Për shkak se i duhen edhe disa sqarime, Gjykata e Apelit ka vendosur që ta hapë këtë çështje dhe ka caktuar seanca për datat 17, 18, 23, 25 shtator si dhe më 26 shator nëse është e nevojshme.

Veç Fatmir Limajt, të akuzuar janë edhe Arben Krasniqi, Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Naser Shala, Sabit Shala, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj.

Megjithëse Limaj është shpallur dy herë i pafajshëm, Gjykata e Apelit e ka hapur sërish çështjen e tij. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori