Fatmir Limaj përballet me 13 dëshmitarë
Fatmir Limaj ka dëshmuar dy herë tashmë në prokurori, para se t'i ngrihet aktakuza për krime lufte rreth vrasjes së dy shqiptarëve, Ramiz Hoxha e Selman Binishi, më datën 2 tetor të vitit 1998 në Malishevë.

Limaj ka mohuar çdo lloj përgjegjësie rreth këtyre vrasjeve, dhe ka thënë se nuk ka njohuri nën komandën e kujt kanë qenë fshatrat Bellanicë e Banjë prej nga janë marrë dy civilët dhe janë ekzekutuar në emër të UÇK-së, me arsyetimin se ishin "bashkëpunëtor të Serbisë".

Ndërkohë, Limaj do të përballet me 13 dëshmitarë lidhur me këtë aktakuzë. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2016, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori