Fatmir Limaj do të japë prapë llogari para gjykatës
Pëlqej
fat
Fatmir Limaj do të dalë për herë të tretë përpara gjykatës lidhur me rastin "Kleçka'.

Një informacion të tillë e ka dhënë avokati i tij, Tomë Gashi.

"Ne shtator te vitit te kaluar, per here te dyte Gjykata Themelore ne Prishtine shpalli te pa fajshem Z. Fatmir Limaj dhe nente bashke luftaret e tij te gjithe te akuzuar per krime lufte ne rastin “Klecka”. Gjykata e Apelit ne Prishtine, duke vendosur sipas ankeses se prokuroreve te Euleksit kunder aktgjykimit lirues, ka caktuar seance degjimore per datat 17, 18, 23, dhe 25 Shtator 2014. Gjykata ka planifikuar te degjoj perseri disa deshmitare te cilet jane marre ne pyetje edhe me heret – gjat gjykimit ne Gjykaten Themelore ne Prishtine e cila dy here ka sjell aktgjykim lirues per Z. Fatmir Limaj dhe te tjereve. Koha e caktimit te seancave qe perputhet me momentin teper te ndishem politik, dhe kur dihet haptas perfshirja e Z. Fatimir Limaj ne tentimin e formimit te institucioneve shteterore te Kosoves, le te kuptohet se dikush haptas ndikon ne rrjedhen normale te ngjarjeve politike dhe juridike ne vend.", ka sqaruar avokati në facebook./albeu.com/

Shtuar më 05/09/2014, ora 15:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori