Fatmir Asllani, kandidati më i votuar për Kuvendin Komunal të Pejës (FOTO)

Qysh në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 22 tetor të këtij viti, Komuna e Pejës ka siguruar udhëheqjen edhe për katër vitet e ardhshme.

Gazmend Muhaxheri nga LDK-ja ka fituar në mënyrë bindëse në Pejë, duke marrë 21 mijë e 568 vota, apo 50,31 për qind, duke lënë pas Fatmir Gashin e AAK-së dhe Sabiha Shalën e PDK-së.

Me fitoren e Muhaxherit, LDK-ja do ta ketë edhe numrin më të madh të ulëseve në Kuvendin Komunal.

Listat nuk janë finale, pasi mund të ketë ndryshime, por probabiliteti i ndryshimeve është i vogël, njofton telegrafi.

Sipas të dhënave, Fatmir Asllani është kandidati më i votuar për Kuvendin KomunalPejës, me gjithsej 1199 vota. /albeu.com/

Shtuar më 24/10/2017, ora 22:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori