Ndihma ushtarake për Ukrainën, nis takimi i ministrave të mbrojtjes të NATO-s dhe BE-së

Ministrat e Mbrojtjes nga vendet e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian po takohen në Gjermani për të diskutuar ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën.

Takimi po zhvillohet në bazën e Forcave Ajrore Amerikane në Ramstein.

Të hënën, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, i cili po kryeson takimin, tha se Uashingtoni donte ta shihte Rusinë të dobësuar deri në pikën ku ajo nuk do të ishte më e aftë për një pushtim si në Ukrainë.

Përpara takimit, raportet sugjeruan se Gjermania do të zotohej të furnizonte Ukrainën me sisteme kundërajrore. Gazeta Suddeutsche Zeitung raportoi se ministri gjerman i mbrojtjes do të ofronte armët në takimin e së martës.

Prej muajsh, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar aleatëve perëndimorë më shumë armë, duke thënë se forcat e tij mund ta kthejnë valën e luftës me më shumë fuqi zjarri.

Vendet e NATO-s kanë premtuar mbështetje, duke përfshirë armët mbrojtëse, por fuqitë perëndimore kanë hezituar të thellojnë përfshirjen e tyre, nga frika e ndezjes së një konflikti më të gjerë kundër Rusisë së armatosur me armë bërthamore./albeu.com