Faqet serbe sulmohen nga hakerë shqiptar
Grupi i hakerëve shqiptarë AHZ-CREW (Albanian Hackers Zone) ka ndërmarrë një aksion dhe ka thyer ueb faqen serbe www.pdpbl.org, që është faqe zyrtare e Këshillit të qytetit të Partisë së Përparimit Demokratik – PPD Banja Luka, në Republika Srpska në BeH.

“Ju njoftojmë se sot më datën 11.03.2012 grupi jonë AHZ-CREW ka marrë edhe një aksion për thyerjen e sajtit www.pdpbl.org Faqja zyrtare e Komitetit të qytetit të Partisë së Përparimit Demokratik – PPD Banja Luka”, thuhet në një komunikatë të Albanian Hackers Zone.

“Në këtë faqe është vendosur flamuri kombëtar kuq e zi me këngë patriotike dhe me një mesazh në gjuhen shqipe", thuhet më tej në komunikatë.

Kurse grupi Kosova Hackers Crew, njofton se sot më 11 mars 2012 është hakuar njëri nga Sajtet e Kishes Ortodoske-Serbe | http://www.spc-pans.com/ | ky ishte një sajt një Kishe - Ortodokse –Serbe.

Edhe Faqja Zyrtare e Partisë Socialiste te Serbisë "SPS" në veri të Mitrovicës është sulmuar sonte rreth orës 21.30.
Thuhet se faqja është sulmuar "Kosova Network Security / KNS ".
Shtuar më 11/03/2012, ora 22:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori