Fantazmat tmerrojnë punonjësit e ministrisë në Kosovë
Pëlqej
Ditën është i destinuar për punë me palë. Por si duket, natën njerëzit nuk janë vizitorët e vetëm të qendrës rajonale të pensioneve në Mitrovicë.
Kështu të paktën pretendojnë rojet e objektit këtu të cilët thonë se javëve të fundit janë duke dëgjuar zëra dhe krisma për të cilat thonë se janë të tmerrshme dhe nuk ngjasojnë me të njerëzve.

Madje pamje si këta po i bëjnë ata që rojën ta bëjnë nga makina por kohë pas kohe të hyjnë edhe brenda.

Kompania ‘Rojet e Nderit’ e cila e bën sigurinë e objektit nuk ka pranuar të prononcohet për rastin.

Por një epror i saj tha për Klan Kosovën se zhurma vjen nga kati i dytë i këtij objekti.

Por ata që ditën punojnë në këtë objekt deklarojnë se nuk kanë hasur në gjëra të tilla.

Drejtori i kësaj qendre Mensur Beqiri dyshon se problemi mund të qëndrojë te vjetërsia e objektit dhe afërsia me Klinikën e Pediatrisë.

Kontrolle në këtë vend kanë bërë edhe zyrtarët policorë mirëpo zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti tha se nuk kanë hasur në ndonjë gjë të dyshimtë.


Shtuar më 16/12/2018, ora 08:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori