Qendra për
Hulumtim, Dokumentin dhe Publikim publikoi sot të dhënat e projektit hulumtues: Vlerësimi i nevojave të viktimave në Kosovë - Koha për t’u ndalë e për të dëgjuar.
Ky
hulumtim studion
nevojat dhe sfidat e
familjeve të viktimave dhe
personave të
zhdukur, duke ekzaminuar barrierat e procesit të rindërtimit të besimit qytetar ndërmjet
familjeve të viktimave dhe
personave të
zhdukur, dhe institucioneve të shtetit, si dhe vlerësimin e parakushteve për integrimin e tyre në shoqëri.
Pengesat më të mëdha që potencohen në raport ishin drejtëpërdrejt të lidhura me varfërinë. Siguria ekonomike,
nevojat shëndetësore, drejtësia, njohja e sakrificës ishin tema të cilat prekin më së shumti familjarët. Ajo që ndihmonte në përballjen me barrën financiare, ishte shpresa që së paku të ishin në gjendje të përmirësonin cilësinë e jetës për fëmijët e tyre.
Me këtë rast, Bajram Qerkinaj nga shoqata Zëri i Prindërve në Mitrovicë potencoi që duhet të punohet edhe më shumë në gjetjen e trupave të
personave të
zhdukur. Vetë baba që ende nuk e di fatin e djalit të
zhdukur gjatë 1999-tës, ai tha që barra më e madhe e kërkimit po u bie vetë familjarëve të viktimave. Ai theksoi që institucionet shtetërore duhet të sigurojnë të ardhmen e fëmijëve që kanë mbetur pa prindërit tyre./albeu.com/
Shtuar më 10/01/2013,
ora 15:49