Familjet e viktimave do të ankohen ndaj vendimit për Ivanovicin
Oliver Ivanovic
Të pakënaqur me vendimin e gjykatës, pala e dëmtuar në rastin “Ivanoviq dhe të tjerët”, në koordinim me prokurorinë, kanë paralajmëruar ankesë, pasi konsiderojnë se dënimi i tij do të duhej të ishte më i lartë.

Burhan Maxhuni, përfaqësues i familjeve të dëmtuara, një gjë e tillë thotë se do të duhet të ndodhte, marrë parasysh provat që gjykata ka pasur në dispozicion.

Përfaqësues i autorizuar i palëve të dëmtuara Maxhuni, përveç me vendimin, i pakënaqur ka mbetur edhe me Odën e Avokatëve të Kosovës, prej së cilës thotë se kishte kërkuar ndihmë, por angazhimi ka munguar, raporton KTV.

Punën e panelit gjyqësor në këtë rast, e ka vlerësuar Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, pasi kanë arritur të dokumentojnë prezencën e Ivanovicit në vendin e ngjarjes, pavarësisht një alibie që doli të jetë e rreme.

Megjithatë, Blakaj e ka quajtur të paligjshëm vendimin që ai të dërgohej në arrest shtëpiak, pavarësisht se dënimi i shqiptuar ndaj tij ishte më shumë se 5 vjet.

Oliver Ivanovic, u dënua me 9 vjet burgim për krime lufte, ndërsa u lirua nga akuza tjetër, ajo për nxitje të kryerjes së vrasjes së rëndë. /Albeu.com/
Shtuar më 22/01/2016, ora 21:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori