Basha: Përballja me Berishën, e paevitueshme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Real Story” e ka konsideruar të paevitueshme përballjen me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Basha tha se interesat e tij janë ato të demokratëve kundrejt atyre personale të Berishës.

“Ndihem më shumë përgjegjës për fatet e PD-së, demokratëve dhe për fatet e shqiptarëve. Ndërsa ajo që ju e quani përballje me Berishën është e paevitueshme. E rëndësishme është që nga kjo përballje secili ti dije motivet e palëve. Interesat e mia janë të demokratëve përballë interesave vetjake të Sali Berishës”, tha Basha.


Shtuar 2.12.2021 21:46