Familjarët e të vrarëve të LDK-së protestojnë të martën
Familjarët e veprimtarëve të vrarë të LDK-së kanë lajmëruar se ditën e martë do të protesojnë përpara ndërtesës së qeverisë për të kërkuar drejtësinë e mohuar.

Ja njoftimi i plotë i tyre për protestën

Familjet e intelektualëve dhe aktivistëve të LDK-së, të vrarë në atentate politike gjatë dhe pas lufte në Kosovë e jashtë saj, ftojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që t'i bashkohen protestës me moton:
DUAM DREJTËSI - VRASËSIT NË BURG!

Protesta mbahet të martën, më 20 janar 2015, në orën 12:00, në Sheshin "Ibrahim Rugova", pranë ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë.

Protesta ka për qëllim thirrjen për drejtësinë e mohuar. Protesta është organizuar nga të gjitha familjet e intelektualëve dhe aktivistëve të LDK-së që u vranë në atentate politike të cilat nuk u zbuluan deri më sot.

Këshilli Organizativ i Protestës

Familjet e Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Xhemajl Mustafës, Shaban Manajt, Smajl Hajdarajt, Tahir Zemajt, Ukë Bytyqit, Ismet Rracit, Haki Ymerit, Shefki Popovës etj./albeu.com/
Shtuar më 18/01/2015, ora 21:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori