ZYRTARE/ Bakaj me ekip të ri (FOTO LAJM)

Elis Bakaj është zyrtarisht futbollist i Dinamo Brest. Sulmuesi kryeqytetas ka gjetur akordin me drejtuesit e skuadrës bjelloruse dhe ka firmosur tashmë.

Bakaj ka firmosur një kontratë dy vjeçare me Dinamon.

Ishte vetë lojtari, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije zyrtarizimin e këtij transferimi që kishte kohë që përflitej.

“Jam i lumtur që do të jem pjesë e Dinamo Brest për dy vitet ardhshme”, shkruan sulmuesi shqiptar.


Shtuar 4.01.2020 12:21