Familja Sopa kërkon nga shteti 25 milionë euro dëmshpërblim
Tomë Gashi, avokat i familjes Sopa, ka njoftuar sot se ka dorëzuar padi në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ku ka kërkuar dëmshpërblim nga shteti në vlerë prej 25 milionë eurosh.

Ky dëmshpërblim është kërkuar pasi, sipas Gashit, institucionet e drejtësisë së Kosovës, pa asnjë fakt kishin akuzuar dy vajzat dhe gruan për vrasjen e babait, respektivisht bashkëshortit, Hamdi Sopa, në vitin 2013.

Gashi thotë se një shumë e tillë për kompensim mund të duket shumë e lartë, megjithatë thotë se asgjë nuk mund të kompensojë vuajtjet e kësaj familjeje.

Ai thotë që në vitin 2013, pa asnjë bazë ligjore, Teuta, Artinë e Erna Sopa ishin mbajtur në paraburgim për 177 ditë dhe në një presion psikik për tre vite, derisa kishin pushuar hetimet.

Njoftimi i plotë i Gashit:

ORGANET E DREJTËSISË KOSOVARE CILËSOJNË VETËVRASJET SI VRASJE DHE VRASJET SI VETËVRASJE, VARËSISHT NGA POZITA QË KA VIKTIMA DHE INTERESAT POLITIKE...!!!

Kështu ndodhi në vitin 2013 me familjen Sopa nga Prishtina, ku pa asnjë bazë ligjore Teuta Sopa, Artinë Sopa dhe Erna Sopa u arrestuan, u mbajtën në paraburgim për mbi 177 (njëqind e shtatëdhjetë e shtatë) ditë dhe u mbajten nën presion psikik për më tepër se 3 vite, respektivisht 1.411 ditë (një mijë e katërqind e njëbëdhjetë) deri në pushimin e hetimeve.

Ato ishin viktima të sistemit, të paraburgosura për kinse vrasjen e babait të tyre, respektivisht bashkëshortit Hamdi Sopa-ish Zyrtar për Informim në Zyren e Kryeminitrit të atëhershëm të Kosovës.

Akuzë tepër trishtuese, e qëllimshme dhe pa asnjë fakt.

Sot është dorëzuar padia për kompensim të dëmit kundër Republikës së Kosovës, respektivisht Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës, me të cilën do të detyrohen që ti kompenzojnë vektimat e qëllimshme të sistemit të dirigjuar të drejtësisë në shumë prej mbi 25.000.000,00 Euro ( njëzetë e pesë milion euro).

Dikujt ndoshta mund ti duket e tepruar shuma e kërkuar si kompenzim për vujatje shpirtërore, dëmtim të prestigjit dhe të tjera,por kushdo që mendon kështu le ta paramendoj trishtiminin e këtill녔 se janë duke e arrestuar atë me motren apo vllaun dhe nënën për kinse vrasjen e babait”. …!!!

Asnjë shumë e parave nuk mund ti shërojë vujatjet e shkaktuara qëllimisht ndaj familjës Sopa.

Ndoshta kjo është bërë që të mbulohet një krim i mëhershëm i sistemit të derigjuar jurdik, që vrasja e ish drejtorit të AKP-së ( Agjencionit Kosovar të Privatizimit)

Dino Hasanaj në vitin 2012 të duket në opinion si vetërasje.!


Shtuar më 22/02/2019, ora 13:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori