Familja shqiptare në zi! Burrë e grua vdesin brenda dy ditësh nga Covid-19
Burrë e grua në moshë kanë ndërruar jetë nga COVID-19. Ngjarja ka ndodhur në Kosovë, në fshatin Pataqa i Epërm i Rahovecit, ku një 57-vjeçare ndërroi jetë pak ditë më parë, ndërsa sot ka ndërruar jetë bashkëshorti i saj.

Këtë e ka konfirmuar i pari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili tha se i ndjeri ishte 70-vjeçar dhe se varrimi i tij do të bëhet sot në ora 19:30.

“Po është e vërtetë. Varrimi është sot në 19:30. Pensionist është i lindur në vitin 1950, pra 70-vjeçar.

Ndërsa bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë pardje dhe ka qenë e vitit 1963, që të dy kanë qenë të konfirmuar me Covid por sigurisht kanë pasur edhe sëmundje dhe probleme të tjera shëndetësore”, deklaroi Latifi.

Dy javë më parë çifti kishte qenë prezent në një dasmë ku edhe dyshohet se janë infektuar me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Kosova konfirmooi 10 jetë të humbura dhe 111 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.
Shtuar më 23/08/2020, ora 20:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori