Zgjidhet kryetari i PD, Dega Berat

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kryetarin e degës së PD-së në qytetin e Beratit. Mësohet se kryetar i ri është zgjedhur Afrim Merko me 159 vota ndërsa përballë kishte edhe tre kandidatë të tjerë.

Në total kanë votuar 632 demokratë ndërsa 2 fleta votimi kanë rezultuar të pavlefshme. Votat mes kandidatëve për kreun e degës së PD Berat u shpërndanë si më poshtë.


Shtuar 18.04.2022 21:14